Transmetuar më 29-03-2019, 19:43

Policia ka arrestuar sot dy shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, në Kosovë.

Ata u kapën në tentativë për të kontrabanduar një sasi prej 17 kilogramësh kanabis sativa. Droga po transportohej me një makinë me targa shqiptare.

“Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga dy shtetas shqiptarë”, sqaron Policia e Kosovës.

Droga ishte fshehur në dyshemenë e makinës, pranë sediljeve të pasme të automjetit.

Nuk bëhen publike emrat e të prangosurve. /k.k/noa.al/