Përplasja e 2 automjeteve në Kosovë shkakton 1 të vdekur dhe 4 të plagosur
Transmetuar më 31-03-2019, 22:08

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Prizren – Gjakovë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Gjakovës.

Autoritetet përkatëse po punojnë për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/