Transmetuar më 07-04-2019, 18:34

Baseli dhe Lugano luajtën ndeshjen e radhës në superligën zviceriane.

Ky takim përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Golin për Luganon e realizoi sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Sadiku u fut në lojë në minutën e 46’, ndërsa në të 67’ realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca, ndoshta golin më të bukur në karrierën e tij.

Për Baselin luajtën titullar Taulant Xhaka dhe Alban Ajeti, derisa pati disa minuta edhe për Edon Zhegrovën.

Më poshtë keni golin e sulmuesit Armando Sadiku./a.k/noa.al/