Transmetuar më 08-04-2019, 17:22
Mediat italiane kanë shkruar sot se trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit do të jetë Edy Rejas.
Në bazë të asaj se çfarë shkruan shtypi i vendit fqinj, Reja pritet të emërohet shumë shpejt në krye të pankinës.
Ato flasin për një marrëveshje të përfunduar mes tij dhe Presidentit të FSHF-së, teksa nuk ka detaje të tjera.
“Kiss Kiss Napoli” raporton se Armand Duka dje e ka takuar në Itali Edy Rejan dhe me këtë rast gati e kanë arritur akordin.
Duka e Reja janë takuar edhe më herët që nga largimi i Panuçit.
Ervin Bulku është aktualisht trajneri i përkohshëm e Shqipërisë, që në ndeshjen e parë kundër Andorrës mori fitore. /k.k/noa.al/