Transmetuar më 08-04-2019, 19:45

Një shqiptar ka arritur që të arratiset në mënyrë spektakolare në Serbi, ndërsa vuante dënimin në burgun e Prokupljes.

Ai ishte transportuar në spital për ndihmë mjekësore, dhe u arratij në momentin e rikthimit në qeli.

Bëhet fjalë për një të ri 29-vjeçar, me inicialet M.P, Podujeva.

Ai ka arritur t’i shpëtojë gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas ndërhyrjes që kishte bërë vitin e kaluar.

“Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura.

Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre kishte hapur derën e automjetit policor, M.P.  shtyu komandantin tjetër policor dhe u largua me vrap në një zonë të banuar”, citohet të kenë thënë zyrtarët atje.

I riu shqiptar ishte dënuar për një vjedhje. /k.k/noa.al/