Transmetuar më 10-04-2019, 00:24

Policia turke njoftoi se ka arrestuar më shumë se 100 persona të cilët dyshohen se janë të lidhur me klerikun Fetullah Gulen, i akuzuar për tentativë grusht-shteti në vitin 2016.

Prokurorët lëshuan urdhër-arrest për 400 persona por vetëm 127 u arrestuan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu Axhans.

Bastisjet për arrestimin e të dyshuarve tjerë janë duke vazhduar në mbarë vendin.

Dhjetra mijëra persona po mbahen në burg pasi dyshohet se janë të lidhur me klerikun që jeton në SHBA, Fetullah Gylen dhe lëvizjen e tij.

Mbi 140.000 punëtorë të sektorit publik janë përjashtuar ose pezulluar nga puna nën dyshimet se janë të lidhur me këtë lëvizje.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon Gulenin për urdhërimin e grusht-shtetit të dështuar por kleriku që jeton në Pensilvania të SHBA-së mohon pretendimet.