Transmetuar më 15-04-2019, 02:19

Aeroplani më i madh në botë ka bërë testin e parë të fluturimit në Kaliforni.

Mega aeroplani i quajtur Roc, ka krahun e gjatë sa një fushë futbolli amerikan dhe është me gjashtë motorë në një trup të dyfishtë.

Ai ka kryer udhëtimin e parë mbi shkretëtirën e Mojave.

Aeroplani, i ndërtuar nga Stratolaunch Systems Corp, qëndroi në ajër për më shumë se dy orë duke arritur një shpejtësi maksimale prej 304 km në orë dhe arriti një lartësi prej 5,182 metrash.

Stratolaunch u krijua në vitin 2011 nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, i cili humbi jeten në tetor të vitit të kaluar.

“Ne të gjithë e dimë se Paul do të ishte krenar nëse do të ishte dëshmitar në këtë arritje historike. Avioni është një arritje e jashtëzakonshme inxhinierike dhe ne përgëzojmë të gjithë ata që ishin të përfshirë “, tha motra e miliarderit të ndjerë.