Transmetuar më 15-04-2019, 08:30

Një avion i madh me gjashtë motorë dhe me krahët më të mëdhenj të realizuar ndonjëherë, me emrin Stratolaunch, kreu fluturimin e parë në shkretëtirën e Mojave të California, SHBA.

Kështu me anë të këtij fluturimi u bë realitet ëndrra e bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen, i ndarë nga jeta në tetor të vitit 2018, i cili ishte edhe ideatori i avionit.

Shefi ekzekutiv i Stratolaunch Systems, Jean Floyd, tha se aeroplani bëri një ulje spektakolare duke përmbushur plotësisisht objektivët.

Avioni gjigant shkon bashkë me krahët e tij 117 metra, ndërkohë që përshkroi 112 kilometër javën që lamë pas në shkretëtirën e Los Angeles.

Gjithë udhëtimi zgjati dy orë e gjysmë, me një shpejtësi maksimale prej 304 kilometër në orë dhe në një lartësi maksimale prej 5181 metra. /a.y/noa.al