Transmetuar më 15-04-2019, 11:25

Pesë milionë djepa-lëkundës të kompanisë Fisher-Price u tërhoqën nga tregu pas sinjalizimet se këto produkte kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve.

Sipas, ‘Consumer Product Safety Commission’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 32 fëmijë kanë gjetur vdekjen pasi iu është zënë fryma që nga viti 2019, pasi janë tundur në djepin “Rock’n Play Sleepers”.

“Mattel”, kompania mëmë e Fisher-Price ndonëse mbrojti sigurinë e produktit, vendosi që ta tërheqë vullnetarisht.

Kjo pas konfirmimin se dhjetë nga incidentet vdekjeprurëse në djep, kishin të bënin me fëmijë nën tre muaj, të cilëve iu ishte zënë fryma duke u lëkundur, shkruan noa.al.

“Teksa garantojmë sigurinë e produkteve tona, pas sinjalizimit për incidentet, tërheqim vullnetarisht produktet, për të bërë verifikime të menjëhershme”, deklaroi kompania. /a.y/noa.al