Transmetuar më 16-04-2019, 09:59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara jep një njoftim lidhur me një vend të lirë pune.

Kjo ambasadë thotë se pranon aplikime për pozicionin e praktikantit vendas në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun. Afati për të aplikuar është 23 prill 2019.

Zyra e Burimeve Njerëzore të Ambasadës së SHBA në Tiranë ju mirëpret në ERA, Aplikacionin e ri të Rekrutimit Elektronik i përdorur nga Misionet Amerikane jashtë shtetit.

Ky sistem i ri aplikimi zëvendëson mënyrën e vjetër të aplikimit në punë përmes një forme të printuar. Vetëm aplikimet dhe dokumentet mbështetëse të dorëzuara në sistemin ERA do të merren parasysh.

Të gjithë të interesuarit kriteret e kërkuara dhe aplikimin mund ta bëjnë duke klikuar këtu. /a.y/noa.al