Transmetuar më 17-04-2019, 12:42

Dy ditë pas shkrumbimit nga flakët të katedrales së Notre Dame në Paris, Kosova ka konfirmuar që do jetë një nga shtetet që do e ndihmojë Francën financiarisht.

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj. Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.

Ishte presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk të martën kërkoi nga 28 vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Kombi francez, Europa dhe bota u trondit nga ngjarja e paprecedentë e djegies së Katedrales, simbol kulturor në Paris.

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një deklaratë për popullin e tij, deklaroi se “zjarri na kujton se historia jonë ecën përpara dhe se do kemi gjithmonë forcë për të kaluar çdo gjë”, ndwrsa premtoi se do e rindërtojnë katedralen e Notre-Dame brenda pesë vitesh, edhe më të bukur.