Transmetuar më 17-04-2019, 17:09

Një goditje rrufeje ka përfshirë Akropolin në kryeqytetin grek Athinë, raporton noa.al duke cituar burime nga EKAV në Greqi.

Rrufeja shkriu plotësisht kryqin që ndodhej në majë të Akropolit.

Konfirmohet se katër persona janë plagosur nga kjo ngjarje.

Dy prej tyre janë turistë dhe dy femra, punonjëse sigurie të Akropolit.

Mësohet se plagosja e tyre erdhi për shkak të xhamave që u thyen në mjediset muzeale të Akropolit.

Incidenti tek Akropoli vjen dy ditë pasi katedralja gotike Notre Dame në Paris u dogj nga një zjarr.

Έκλεισε η Ακρόπολη για λόγους ασφαλείας – Ποια η κατάσταση των τραυματιών από τον κεραυνό | in.gr