Transmetuar më 17-04-2019, 17:35

Ish-presidenti i Perusë, Alan García, ka tentuar të vrasë veten përpara se të arrestohej nga policia. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Casimiro Ulloa në Lima, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka marrë një plumb në kokë.

García është akuzuar për korrupsion nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Por ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.

Ministri i Shëndetësisë Zulema Tomas tha se gjendja e zotit García ishte "shumë serioze dhe kritike". "Le t’i lutemi zotit që t’i japë forcë," tha Erasmo Reyna. avokati i ish presidentit

Garcia është duke u trajtuar nga neurologët dhe është ringjallur tre herë nga ekipi i tij mjekësor, tha Tomas.

Garcia, i cili shërbeu si president nga viti 1985 në 1990 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2011, është nën hetim për ryshfet në lidhje me një skandal masiv të korrupsionit që ka përfshirë një numër ish-liderësh të Amerikës Latine.Burimet pranë hetimit i thanë CNN-së se autoritetet peruane kishin lëshuar një urdhër për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Në nëntor të vitit të kaluar, Garcia kërkoi azil në ambasadën e Uruguait pasi një gjyqtar e ndaloi të largohej nga vendi për 18 muaj. Qeveria uruguaiane e mohoi kërkesën në dhjetor./b.l/noa.al/