Transmetuar më 17-04-2019, 18:27

Një studim kurioz dhe i çuditshëm mbi sjelljen e merimangave arrin kulmin me një fakt vërtetë kurioz. Dhe kjo në disa mënyra është vërtet befasuese.

Nëse të gjitha merimangat në botë vendosin të bashkojnë forcat kundër nesh, qenieve njerëzore dhe nëse ne nuk do ishin në gjendje të mbroheshim ato mund të na shfarosin dhe të shpëtonin prej nesh në më pak se një vit.

Të gjitha këto u raportuan në revistën Science of Nature. Vlerësimi është rezultat i llogaritjeve dhe konsideratave të sakta të kryera duke u konsultuar me ekspertë entomologë të njohur.

Në veçanti, hulumtuesit e universitetit gjerman, zviceran dhe suedez kanë nxjerrë këtë përfundim pas llogaritjes së konsumit mesatar të ushqimit nga një merimangë gjatë një periudhe prej një viti.

Dhe duke përmbledhur, rezultati tregon – me një gamë shumë të gjerë – se të gjitha merimangat në botë do të ishin në gjendje të festonin me një total prej 440.9 deri 881.8 milion ton gjahu njerëzor.

Pesha e rreth 7 miliardë njerëzve që popullojnë planetin Tokë duket se ndalet vetëm në 316.3 milion ton. Në këtë nivel, merimangat duhet të zgjedhin diçka tjetër si një rostiçeri. Për fat të mirë, dietat e tyre të përditshme bazohen kryesisht në mizat dhe mushkonjat./b.l/noa.al/