Transmetuar më 18-04-2019, 09:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës jep një njoftim të rëndësishëm lidhur me punësimin veror të studentëve shqiptarë.

Në një njoftim thuhet se Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një program i mrekullueshëm për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara.

“A keni menduar të aplikoni për një program shkëmbimi kulturor?

Më thoni ju lutem nëse keni pyetje rreth Programit Veror të Punësimit dhe Udhëtimit apo pyetje rreth kategorive të tjera të vizave! Pyet Anen”, thuhet në njoftim.

Më tej saktësohet se studentët duhet të jenë duke frekuentuar një universitet të akredituar shqiptar për tu kualifikuar në këtë program. /a.y/noa.al