Transmetuar më 18-04-2019, 14:25

Një avion turizmi u rrëzua në një zonë të banuar duke u përplasur me një shtëpi, në zonën e Puerto Montt të Kilit.

Ngjarja ndodhi pak pasi mjeti ishte ngritur në fluturim paraditen e kësaj të marte, duke bërë që të marrë flakë. Si pasojë e përplasjes gjetën vdekjen që të gjashtë personat që ndodheshin në bord, përfshirë dhe pilotin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rajonin e Los Lagos, ku avioni u përplas me një ndërtesë dy katëshe, duke e shkatërruar të gjithën, por që fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk kishte njeri brenda.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për vënien e situatës nën kontroll. Aktualisht po hetohet për të zbuluar nëse avioni u rrëzua për shkak të një defekti teknik apo një gabimi njerëzor, shkruan noa.al.

Avioni i turizmit ishte nisur nga aerodromi privat La Paloma drejt zonës së Ayacara, në komunën Chaiten, por u përplas pak pas ngritjes në fluturim, duke bërë që katër burra dhe dy gra të gjejnë vdekjen, që të gjithë anëtarë të ekuipazhit. /a.y/noa.al