Transmetuar më 18-04-2019, 17:11

Holanda tani pret të hapë dyert për të rinjtë me emra Ralf, Rudinë, Shkëlqim, Rrush, Pjeshkë, etj., të cilët janë të pa prishur, të pakriminalizuar e të pathartuar

Nga Ylli Dylgjeri

Welcome New Albanians!

Holanda do të pranojë shqiptarë të rinj!

Një lajm po shëtit kancelarive. Është Parlamenti holandez ai që e ka prodhuar atë.

Pas votimit për refuzim të vizave për shqiptarët e “vjetër kriminal” do votohet një ligj i ri për të futur në Holandë shqiptarë të rinj fresh nga lista e shqiptarëve që kërkojnë azil apo punësim në Europë.

Shembulli është kopjuar nga Parlamenti Shqiptar me deputetët e rinj ekselentë të sapo betuar.

Një argument tjetër është se shqiptarët, po u vjetëruan bëhen kriminelë.

Kështu është menduar të popullohet me të rinj deri në moshën 30 vjeç.

Holanda tani pret të hapë dyert për të rinjtë me emra Ralf, Rudinë, Shkëlqim, Rrush, Pjeshkë, etj., të cilët janë të pa prishur, të pakriminalizuar e të pathartuar.

Shqiptarë!

Në aeroportin e Amsterdamit do të shihni shumë shpejt pankartën e madhe dixhitale me mbishkrimin: Welcome new Albanians!