Transmetuar më 18-04-2019, 16:59

Një ditë më parë, mediat greke dhe ato ndërkombëtare raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qëndrojnë rojet e sigurisë dhe shkaktuan 4 të plagosur.

Shërbimi meteorologjik helen njoftoi se si rrjedhojë e ngjarjes së ndodhur, monumenti historik do të qëndrojë i mbyllur për disa kohë.

Sipas raportit të jashtëzakonshëm të motit, do të jenë të pranishëm në vend shira të forta e stuhi, të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmje.

Vendimi për të mos u lejuar vizitat ne Akropol është marrë për të shmangur incidente si ai i djeshmi.

Të mërkurën, katër persona dy turistë dhe dy oficerë të artilerisë u plagosën pak pas orës 16. 00, kur rrufeja goditi Akropolin./b.l/noa.al/