Transmetuar më 18-04-2019, 17:44

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në lindje të Rusisë, ku protagonist është bërë një qen.

Kafsha u varros pasi u gjet i shtrirë nga pronarët, por disa momente më vonë ndodhi çudia.

Kalimtarët e panë atë në rrugë pasi u mbulua me dhe, i bënë fotografi dhe i postuan në rrjetet sociale, duke shpresuar se do ta gjejë dikush dhe do i ofrojë një shtëpi të re. Pronarët e Dikit kur panë fotografitë u habitën se si ishte gjallë dhe shkuan për ta marrë atë në shtëpi.

Për fat të mirë, ata nuk e varrosën atë thellë nën tokë dhe ai arriti të dilte në sipërfaqe. /k.k/noa.al/