Transmetuar më 18-04-2019, 17:51

Një banjë e mbushur me avull të ngrohtë mund të jetë natyrisht mjaft qetësuese, sidomos kur temperaturat jashtë janë të ulëta. Por është shumë e rëndësishme për të nxjerrë ujin e vakët nga rubineti, sidomos kur do të lash edhe fytyrën në dush.

Uji i nxehtë, siç mund ta dish, rrit qarkullimin e gjakut në lëkurën e fytyrës dhe e than jashtëzakonisht atë.

Ky nivel kritik i lagështirës është shkak edhe i skuqjes së fytyrës pasi del nga dushi. Dhe, edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që uji i ngrohtë ose i ftohtë pastron lëkurën më mirë se sa uji i nxehtë, dermatologia Dr. Fayne Frey thotë se rreziku i përdorimit të ujit të nxehtë është më i madh.

"Me siguri, asnjë nuk do që ta djegë lëkurën",- thotë Frey, duke shtuar se është e vërtetë që uji i nxehtë vret bakteret, por ka një limit temperature edhe për këtë. Uji ka një temperaturë që mund të konsiderohet e mjaftueshme për të vrarë bakteret.

Për të minimizuar efektet që uji i nxehtë lë në tharjen e lëkurës, mbaje dushin me ujë të vakët ose të ftohtë aq sa mund ta tolerosh (për flokët kjo është zgjidhja ideale e shkëlqimit) dhe, mbi të gjitha, jo më shumë se 10 minuta në dush për të shmangur lëkurën e thatë dhe skuqjen.