Transmetuar më 19-04-2019, 05:45

Një nga krahët e një avioni mori flake teksa ulej në pistë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve që kishin mbetur të bllokuar.

Tre mjekë të pranishëm në bord, pa pritur autorizimin e komandantit hapën derën e sigurisë duke u hedhur në krahun tjetër të avionit.

Ngjarja ndodhi pranë aeroportit Vnukovo në Moskë, Rusi.

Pasagjerët vunë re një shpërthim flakësh jashtë avionit dhe hapën të alarmuar një vrimë të emergjente për të dalë, thotë kompania ajrore Utair.

Ata dolën nga aeroplani në krahun e djathtë të tij, ndërkohë një pasagjer ka kapur pamjet e flakëve.

Passengers Escape Onto Airplane Wing After Spotting Flames Coming Out of Engine

Linja ajrore tha se mosfunksionimi ishte shkaktuar nga një ndërprerje e rrjedhjes së ajrit.

Kompania ajrore i akuzoi mjekët për shkelje të rregullores së transportit në fazë uljeje.

Mjekët u gjobitën me nga 45 euro secili dhe janë në hetim penal.