Transmetuar më 19-04-2019, 18:00

Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një shtetas indian raportohet të ketë prerë  gishtin e tij tregues. Mendohet se shtetasi në fjalë ka ndërmarrë një veprim të tillë, pak pasi votoi për partinë politike të gabuar.

Indiani 25-vjeçar, Pawan Kumar, në fakt, e ka amputuar atë. Në një video, e cila u bë virale në mediat sociale, i riu tha për gjestin e tij. “U ndjeva i irrituar nga gabimi, nuk mund të kontrolloja emocionet e mia”.

Pawan Kumar ka theksuar se donte të votonte për lëvizjen e frymëzuar socialiste Bahujan Samaj Party, (Partia e Shoqërisë së Shumicës) në raundin e dytë të zgjedhjeve në shtetin e Uttar Pradesh.

“Në vend të kësaj unë shtypa butonin me simbol tjetër, atë të partisë nacionaliste Hindu Bharatiya Janata Party (Partia e Popullit Indian”. Një gabim i konsideruar aq i pafalshëm, sa të meritonte amputimin e gishtit “fajtor”.

Simbolet përdoren pranë emrave të kandidatëve për të siguruar që edhe votuesit analfabetë mund të hedhin votën e tyre./b.l/noa.al/