Transmetuar më 19-04-2019, 22:32

Emigrimi i paligjshëm ka shënuar shifra alarmante sidomos për vendet e Europës.

Së fundmi, disa refugjatë të paligjshëm në Greqi kanë ngritur kampet e tyre jashtë Parlamentit, në sheshin Sintagma në Athinë.

Ata janë kryesisht nga Afganistani dhe Iraku, të cilët u vendosën në qendër të kryeqytetit helen pasi u dëbuan nga Exarkis, ku po qëndronin në disa ndërtesa të braktisura

"Ne jemi refugjatë, të pastrehë. Ne kemi nevojë për një vend për të jetuar ", tha një prej klandestinëve në çadrat e ngritura. /k.k/noa.al/