Transmetuar më 20-04-2019, 14:15

Lënia e cigareve i bën mirë organizmit, por edhe shëndetit të lëkurës.

Nëntë muaj pas lënies së duhanit, shihet një reduktim i ndjeshëm i shenjave të plakjes së lëkurës. Është kjo ajo që ka zbuluar një studim italian i publikuar në revistën shkencore ‘SkinMed’, i publikuar gjatë kongresit të Società Italiana di Medicina Estetica, i cili u mbajt në Romë, në mes të shtatorit.

“Mbajtëm nën vëzhgim 60 duhanpirës, të cilëve iu kërkuam të linin duhanin për nëntë muaj. Në këtë mënyrë konstatuam se ndërprerja e duhanit, shkakton një rigjenerim të lëkurës së fytyrës. Rezultoi e dukshme qartësisht një rifitim elasticiteti i qelizave dhe zhdukje shenjash” , shpjegon një nga drejtueset e studimit, Adele Sparavigna.

Ajo shton se u vu re një reduktim i ndjeshëm i rrudhace dhe rikthim shkëlqimi i lëkurës.

Po ashtu dëmet lëkurës nuk i shkaktohen nga nikotina, por nga substancat e dëmshme që çlirohen gjatë djegies.

Ndërkohë ndërprerja e duhanit, e lejon hemoglobinën që të transportojë më shumë oksigjen nëpër qeliza-/a.y/noa.al