Transmetuar më 20-04-2019, 16:36

Ajo është nga ato nëna që duket se i bën të gjitha!

Po flasim për këngëtaren Çiljeta Xhilaga e cila herë pas here na e pasqyron marrëdhënien e saj nënë e bir në Instagram.

Gjithashtu këngëtarja ka treguar gjithmonë në intervista se Fernando është një nga dashuritë më të mëdha të saj.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një imazh ku duket se për të dita ka nisur në formën më të bukur.

Në të shihet vogëlushi i saj duke i rënë kitarës dhe bashkangjitur ajo ka shkruar:

“Duke zgjuar mamin nga gjumi si një mariaçi me kitarë mbrapsht”.