Transmetuar më 20-04-2019, 06:19

Të premtën në mbrëmje, ka çelur edicionin e 17, Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”. 15 konkurentët kanë sjellë pjesët e tyre të konkurimit e gjithashtu këngë përfaqësuese të vendeve të tyre.

Nata e dytë, do të sjellë surpriza emrash të njohur të botës operistike për të plotësuar magjinë e klasit të kësaj nate.

Ky festival, është bërë tashmë referim për talentet nga e gjithe bota.

Një juri ndërkombëtare figurash me peshë, është mundësia e tyre për të prekur skenat më të mëdha të botës.

Salla e koncerteve në katedralen ortodokse mirëpret të gjithë ardashësit e muzikës klasike.

Sonte në mbrëmje, është edhe nata finale, ku do të zgjidhen edhe tre çmimet fituese “Marije Kraja”.

Moderimi i ëmbël i Orinda Hutës, shkrihet natyrshëm me atmosferën e krijimeve 600 vjeçare të arieve më të famshme përzgjedhur enkas.