Transmetuar më 21-04-2019, 09:30

Dy peshkatarë të cilët ndodheshin në rrezik mbytjeje, janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi dy peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Ministria e Mbrojtjes informon se dy peshkatarët kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit.

Të dy peshkatarët të identifikuar me inicialet G.L., dhe A.H., dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.

Mjeti i tyre lundrues pësoi avari në det, çka bëri që peshkatarët të rrezikonin seriozisht. /a.y/noa.al