Transmetuar më 21-04-2019, 13:08

Jorida Tabaku njihet si një ndër femrat më sharmante në politikën shqiptare. Gjithnjë e matur dhe duke ruajtur feminalitetin, Jorida ia ka dalë që të jetë një ndër politikanet më të dashura për shqiptarët.

Këtë herë një lajm i mirë vjen nga ish-deputetja e Partisë Demokratike. Gazeta Shqiptare mëson se Tabaku është shtatzënë për herë të dytë. Duke qenë e angazhuar me aktualitetin politikë, ajo është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë gëzim që po përjeton.

Duke qenë se politikania gëzon linja perfekte, vështirë se mund t’i duket barku i rrumbullakosur poshtë veshjeve formale.

Kujtojmë se Jorida ashtu edhe si kolegët e saj, është bërë pjesë e protestave, ku edhe pse është hedhur gaz lotsjellës, ajo nuk është larguar.

Në vitin 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris. Edhe në atë kohë, Partia Demokratike ishte në një moment deçiziv, ku për tre muaj qëndroi në çadër përpara Kryeministrisë.

Edhe përpara dy viteve, edhe pse ishte në pritje të vajzave të saj, Tabaku nuk e braktisi kauzën, duke qëndruar së bashku me deputetët e tjerë në çadër. Edhe këtë herë, që politikania është përsëri shtatzënë, ajo ka vendosur ta ‘anashkalojë’ këtë fakt, duke u renditur së bashku me kolegët në vendimet që merren.