Transmetuar më 21-04-2019, 17:27

Një ngjarje e turpshme me pasojë dhunën në familje ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se një person në Prishtinë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Shkaqet që çuan në dhunë mbeten të panjohura.

Gruaja pas ngjarjes është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa personi që dyshohet se shkaktoi dhunën, është arrestuar nga Policia.

Mediat vendase shkruajnë se pas marrjes në pyetje në Prokurori, ai është liruar me procedurë të rregullt./a.k/noa.al/