Transmetuar më 21-04-2019, 18:55

Bes Kallaku dhe Erion Isai përveç se dy aktorë mjaft të dashur për publikun shqiptar janë edhe miq shumë të mirë.

Besi i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës dhe i pyetur për ndonjë histori interesante me pijen ka rrëfyer një të tillë ku ka qenë së bashku me Erionin.

“Ishim me Erion Isain, na ftuan në një koncert në Fierence. Pasi kishim pirë 13 shishe shampanjë nisemi për të shkuar në koncert. Unë nuk e di çfarë kam folur atë natë, di vetëm që jam zënë me Erionin në skenë. Nuk doja që ai të ngjitej në skenë dhe tap fare marr mikrofonin i them ‘Mirëmëbrëma mirë se keni ardhur, gëzuar Baftjar’ dhe të gjithë në brohorima menduan se unë po bëja rolin.

Ne do ngjitheshim bashkë në skenë dhe Erioni ishte tap ndërkohë unë i them ‘Erion me rop shpije do ta mbajë vetë dhe u shtymë me njëri-tjetrin dhe shyqyr e morën për humor. E keqja ishte se nuk kisha kolonë për tu mbajtur dhe lashë skenën e ika tek DJ u futa aty mbrapa i vura edhe dorën në qafë e të gjithë bërtisnin.” – ka përfunduar Besi.