Transmetuar më 21-04-2019, 20:48
Bien në pranga 4 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.
Nga informacionet e para mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani.
Mësohet se dy prej të ndaluarve, janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që policia të japë detajet lidhur me arrestimet e katër personave.