Transmetuar më 21-04-2019, 22:06

Sipas rezultateve të para të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 65,52 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 45,21 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,39, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 11,81 për qind.

E shprehur në vota të fituara, deri tani nga  votat e numëruara për Pendarovskin votuan 197,923 qytetarë, për Siljanovskën 181.198, ndërsa për Rekën 51.701 qytetarë

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 39,71 për qind nga 91,54 për qind e vendvotimeve ose në votime kanë dalë rreth 700 mijë qytetarë.

REZULTATET LIVE