Transmetuar më 21-04-2019, 22:55

Zgjidhet edhe triumfuesi i titullit në kampionatin grek të futbollit.

PAOK shpallet kampion në Greqi pas shumë vitesh.

Pa asnjë humbje në 27 ndeshje kampionati, skuadra e drejtuar nga Razvan Luçesku është praktikisht kampione, ndersa tifozeria në stadiumin “Toumba” e ka nisur festën që sot, në fitoren 3-0 ndaj Lamias.

“Javën e ardhshme , kampionë!”, ushtonte stadiumi, nga thirrjet e 27.000 tifozëve, të uritur për sukses pas 34 vitesh pritje, të lodhur nga dominimi i klubeve të mëdhenj, së pari Olimpiakosi. 

Një kryevepër e trajnerit rumun, e një skuadre shumëkombëshe, me spanjollë, brazilianë, portugezë, afrikanë, holandezë, ukrainas, anglezë dhe pak grekë, ku vetëm portieri Paskalaqis dhe mesfushori Pelkas janë mes 11 futbollistëve më të aktivizuar këtë sezon. 

Një ecuri triumfuese, me 24 fitore në 27 ndeshje, një triumf që ka për autor edhe presidentin Ivan Savidis.