Transmetuar më 22-04-2019, 12:29

Detyron një fëmijë katër muajsh që të pijë alkool. Një mësues me emrin William Daniel Camacho Díaz, i cili punon në Ferrenafe, në veriperëndim të Perusë, publikoi në rrjetet sociale një video ku shihet teksa detyron nipin vetëm katër muajsh që të pijë birrë direkt nga shishja.

Vogëlushi shihet në krahët e një gruaje, e cila mendohet të jetë e ëma, teksa në një festë, më të rriturit pihet alkool.

Në një moment, daja i afrohet me një shishe në dorë dhe ia ofron fëmijës si biberon.

Vogëlushi kthen kokën, por më tej daja i afron sërish shishen, duke i dhënë për të pirë.

Pamjet e publikuara në Facebook nga daja u hoqën pak më vonë, pas kritikave të shumta. Lidhur me ngjarjen, u sinjalizuan edhe shërbimet sociale, të cilat po kryejnë veprimet e rastit. /a.y/noa.al