Transmetuar më 22-04-2019, 14:25

Një fundjavë vetëm për familjen dhe një udhëtim në natyrë për të shijuar praninë e njeri tjetrit.

Muzikanti Patris Berisha ka publikuar një fotografi familjare, ku shihet me të shoqen, këngëtaren Tuna dhe djalin e tyre Tian.

Ata duken në një rrugëtim në mal, teksa vogëlushi ndodhet në kurrizin e të atit.

E gjithë familja shihet e veshur sportive dhe të buzëqeshur, çka tregon se e kanë shijuar këtë udhëtim.

Këtë fotografi Patrisi e ka shoqëruar me dy ikona zemrash, për dy më të shtrenjtët e tij. /a.y/noa.al