Transmetuar më 22-04-2019, 14:36
Foto ilustruese

Një vajzë e re 25 vjeçe ka gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme, rreth një orë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Mësohet se lindja është kryer me operacion në maternitetin e Elbasanit, por pas ndërhyrjes 25-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak.

Bëhet me dije se pasi nëna e re ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmën e kolegëve kardiologë.

Por familjarët pretendojnë se vonesa e mjekëve të zemrës, ka bërë që 25-vjeçarja e cila bëhej nënë për herë të parë të gjejë vdekjen.

Pas denoncimit të familjarëve për mjekim të pakujdesshëm ndaj së ndjerës, policia ka mbërritur në spital dhe po kryen hetimet e rastit.

Fatmirësisht foshnja i seksit mashkull, gëzon shëndet të plotë. /a.y/noa.al