Transmetuar më 22-04-2019, 17:31

Një adoleshente humbi jetën pasi u përplas nga një tren mallrash ndërkohë që po kalonte hekurudhën.

Ajo kishte vendosur kufje dhe po dëgjonte muzikë, gjë që e shpërqendroi për të mos parë rrugën,dhe as nuk dëgjoi.

Ajo u hodh 18 metra në ajër nga treni në Bjellorusi. Përveç se po dëgjonte muzikë, adoleshentja 15-vjeçare po lexonte mesazhe në celular dhe nuk e pa lokomotivën që po afrohej.

Sipas mediave lokale, ajo u hodh në ajër nga hekurudha në stacionin e Rahachoë me dëmtime fatale. Ndonëse shoferi përdori frenat e emergjencës, ai nuk mund të ndalonte trenin. /k.k/noa.al/