Transmetuar më 22-04-2019, 17:53

Që gjermanët janë të “dashururar” pas birrës kjo është pak ta thuash.

Vetëm vitin e kaluar, qytetarët në Gjermani kanë shpenzuar mesatarisht 100 euro për person duke blerë birra apo pije të tjera me përmbajtje të birrës.

Shifrat u publikuan nga një studim i tregut, e bërë nga kompania Nielsen, sipas së cilës në vitin 2018, në Gjermani u shitën rreth 6.1 miliardë litra birrë, 2.9% më shumë se në vitin paraprak.

Qarkullimi u rrit me 7%, përkatësisht në 8 miliardë euro, pasi pothuajse të gjitha markat e njohura të birrës vendase por jo vetëm i rritën çmimet.

Sipas studiuesve të tregut, birrat klasike, u ballafaquan me konkurrencë në rritje, ndërsa birrat joalkoolike u bënë gjithnjë e më popullore. /k.k/noa.al/