Transmetuar më 22-04-2019, 18:40

Masakra që ndodhi sot në Prishtinë, ka tmerruar dhe një vogëlushe që gjendej në shtëpi dhe pas krimit të trefishtë mbeti vetëm duke u lebetitur nga të qarat.

Hasan Krasniqi, 61 vjeç, shqiptar i Kosovës, qëlloi me armë zjarri duke i marrë jetën, gruas së tij Hysnie Krasniqi.

Më pas hapi zjarr duke vrarë edhe gruan e djalit, Remzie Krasniqi, 28 vjeçe.

Në fund vrau edhe veten.

E gjithë ngjarja zhvillohej ndërsa fëmija rreth 3 vjeç, gjendej aty dhe lebetitej nga tmerri.

Rreth orës 15.30, rreth dy orë pasi ndodhi krimi, 3-vjeçarja është nxjerrë nga aty dhe u mor nën kujdes nga të afërm të saj.