Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar, kryetarët e partive të vogla zhvilluan një takim me ambasadorin e OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt.
Duke folur pas takimit me drejtuesit e partive të vogla të opozitës, ambasadori e cilësoi si një proces të ndërlikuar mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Sipas tij, mundësia për shtyrje e zgjedhjeve ekziston, por shtoi se nuk sjell asgjë të mirë.
“Për momentin kemi një datë zgjedhjesh, 30 qershorin. Pikë. Ndryshimi i datës është një proces i ndërlikuar. Sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend.
Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo?”, deklaroi ambasadori. /a.y/noa.al