Është shtyrë seanca gjyqësore për Klement Balilin, i njohur si "Eskobari i Ballkanit".
Shkak për shtyrjen është bërë pasi avokati Theodhori Sollaku kërkoi kohë të njihet me aktet e prokurorisë, pasi janë voluminozë dhe nuk i ka marrë në dorëzim.
Seanca e radhës u caktua më 7 maj ora 11:00.
I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia./b.l/noa.al/