Transmetuar më 23-04-2019, 14:32

Alkond Bengasi, 34-vjeçari i cili doli sot para para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë, si një nga autorët e dyshuar të përfshirë në supergrabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai ka pranuar që për të lehtësuar pozitën e tij të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të tregojë gjithë sa di.

Ndërsa sot gjykata vendosi ndaj tij “Arrest me burg”,  i riu i cili njihet edhe si kushëriri i “mjeshtrit” të grabitjeve, Klement Çala, nuk e ka refuzuar bashkëpunimin.

Ai ka pranuar që të zbulojë rolet e të ndaluarve, si dhe ka pohuar se është ai që ka bërë modifikimin e furgonit të grabitjes me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, në servisin ku punonte në Elbasan.

I riu akuzohet për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Ndërkohë ditën e nesërme do të ndalin para gjykatës tre të ndaluarit e tjerë, Saimir Çela 28 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç dhe Oltian Veseli, 38 vjeç.

Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë. /a.y/noa.al

Dalin fotot e 4 të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Grabitja në Rinas, policia flet për 4 të arrestuarit: Gjetëm prova të shumta

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes