Transmetuar më 23-04-2019, 17:30

Policia e Shtetit thotë se ka arrestuar një të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 9 prill në aeroportin “Nënë Tereza”, bëhet me dije mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi Elton Pikli, banues në Krujë.

I arrestuari sipas policisë, është i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes së bujshme dhe ndalimi i tij është bërë në Bullgari.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisëpër Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e punonjësve të policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Ndërkohë deri tani si të dyshuar janë arrestuar katër persona, Alkon Bengasi, 34 vjeç, Saimir Çela 28 vjeç, Renaldo Sula dhe Oltian Veseli, 38 vjeç nga Kruja, të cilët akuzohen se kanë lidhje me grabitjen.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë. /a.y/noa.al

Grabitja në Rinas, Bengasi pranon të bashkëpunojë me drejtësinë

Dalin fotot e 4 të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Grabitja në Rinas, policia flet për 4 të arrestuarit: Gjetëm prova të shumta

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes