Transmetuar më 23-04-2019, 17:38

Një peshkaqen gjigant është mbytur në tentativë për të gëlltitur një breshkë, por nuk ia doli.

Pamjet vijnë nga Japonia dhe gati-gati janë të pabesueshme, por duket qartë që peshkaqeni ga në gojë një breshkë të madhe.

“Kisha dalë për peshkim kur dëgjova në radio se në det dukej një peshkaqen i bardhë me një breshkë në gojë. Njerëzit filluan të tallen prandaj nuk i dhashë shumë rëndësi”, tha peshkatari që ka shpërndarë fotot.

“Ditën tjetër, u gjet e vdekur pranë karremave, të ngatërruar në disa rrjeta peshkimi. Kapitenët që pyeta kishin parë peshkaqenin që po luftonte me vdekjen pasi nuk mund të kafshonte as të largonte breshkën gjigande”, tha Greg.

Imazhet u shpërdanë më shumë se 9 mijë herë në rrjete sociale. /k.k/noa.al/