Transmetuar më 23-04-2019, 18:25

Një fëmijë vetëm 9 vjeç, do të jetë i detyruar që të jetojë gjithë jetën, me dëmtime të rënda cerebrale, pasi e ëma e përplasi me makinë, për shkak se i mituri refuzoi që të hynte në shkollë.

Për këtë arsye 36-vjeçarja amerikane Tiffany Kosakowski, u dënua me një muaj burg dhe pesë të tjerë në liri me kusht, të premten që lamë pas.

Gruaja i dha makinës me shpejtësi, duke përplasur të miturin, i cili po varej në derën e pasagjerit, duke qëndruar ashtu për afro 50 metra, deri sa u rrëzua.

Koka dhe kraharori i fëmijës u përplasën nga rrota e pasme e makinës, ndërsa e gjithë skena ndodhi para shkollës së tij në Belmont, të Michigan.

Kosakowski pranoi në gjykatë se i kishte dhënë makinës me shpejtësi në mesin e muajit shkurt, ndërsa u shpreh e shkatërruar nga pasojat, duke thënë se do jetë e detyruar që të bashkëjetojë me vuajtjet e të birit për gjithë jetën, shkruan noa.al.

“Çdo gjë që më intereson tani, është që të mbështes çdo ditë tim bir”, tha gruaja e divorcuar, e cila është nënë e dy binjakëve, njëri prej të cilëve i aksidentuari. /a.y/noa.al