Gjithçka duket normale deri në momentin kur një kalimtar godet me thikë një polic.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në stacionin qendror të Sidneit në Australi. Kmerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një kalimtar shkon me qetësi drejt policit dhe i ngul thikën në shpinë.
Hayden Edwards, 30 vjeç, u godit të premten rreth orës 6.45 me orën lokale. Pas sulmit, polici u rrëzua në tokë. Ishin kolegët e tij ata që e transportuan me urgjencë për në spital.
Forcat e rendit arrestuan pak më vonë sulmuesin, i cili tentoi të largohej me tren nga vendi i ngjarjes.
Gjatë një konference shtypi të shtunën, policia tha se Edwards ishte me fat që shpëtoi me lëndime të lehta.
Ai pësoi një plagë të gjatë gjashtë centimetër dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje, duke dalë nga spitali të shtunën në mbrëmje. /k.k/noa.al/