Transmetuar më 23-04-2019, 23:55

Mediat lokale në Sri Lanka kanë publikuar pamjet e kamikazit i cili shihet duke ecur lirshëm nëpër qytet me një çantë në shpinë, ku më pas futet në kishë ku edhe ka ndodhur sulmi vdekjeprurës.

Ai fillimisht analizon qendrën e qytetit dhe më pas futet në kishën e mbushur me besimtarë, ku disa sekonda më pas ka ndodhur shpërthimi ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm.