Transmetuar më 24-04-2019, 00:49

Organizata e Shtetit Islamik (ISIS) tha të martën, pa dhënë prova, se ishte përgjegjëse për një seri shpërthimesh në Sri Lanka që vranë më shumë se 300 vetë dhe plagosën qindra të tjerë në Pashkën e së Dirlës.

Deklarata erdhi përmes agjencisë së lajmeve Amaq të grupit të shpallur botërisht si terrorist.

Gjithashtu të martën, ministri i Mbrojtjes i Sri Lankës i tha Parlamentit se ata që kryen sulmet synonin të hakmerreshin për sulmet në dy xhami në Zelandën e Re muajin e kaluar.

Ministri i Mbrojtjes Ruwan Wijewardene nuk dha hollësi se si një hetim fillestar arriti në këtë përfundim.

Një zëdhënës i policisë tha të martën se 40 persona janë marrë në paraburgim në lidhje me masakrën, e cila shënon dhunën më vdekjeprurëse në këtë vend ishull të Azisë Jugore që prej përfundimit të luftës civile prej dy dekadash në vitin 2009. Zëdhënësi tha gjithashtu se numri i të vdekurve është rritur në 310.

Qeveria tha se po heton nëse grupi kishte lidhje me organizatat e huaja terroriste. Kryeministri Ranil Wickremesinghe konfirmoi se Sri Lanka kishte marrë paralajmërim për sulmet nga një agjenci e huaj zbulimi.

Planifikimi i sofistikuar i tetë shpërthimeve, që synonin kishat dhe hotelet, shkatërroi një qetësi dhjetëvjeçare në Sri Lanks.

"Ne nuk besojmë se këto sulme janë kryer nga një grup njerëzish brenda vendit", u tha gazetarëve zëdhënësi i kabinetit Rajitha Senaratne. "Duhet të ketë një rrjet ndërkombëtar më të gjerë."

Presidenti Maithripala Sirisena pritet të takojë diplomatë në Kolombo të martën për të kërkuar ndihmë në gjetjen e lidhjeve të mundshme të sulmuesve me grupet terroriste jashtë vendit.

Zyrtarët amerikanë thanë të hënën se ata që qëndrojnë pas sulmeve të Sri Lankës mund të jenë frymëzuar nga Shteti Islamik, por paralajmëruan se nuk është arritur asnjë përcaktim përfundimtar.

Zyrtarët thanë se besojnë se shtatë sulmues vetëvrasës që i përkisnin grupit Kombëtar Jamaath (NTJ) kryen sulmet e koordinuara në katër hotele dhe tre kisha. Nuk dihet shumë për këtë organizatë, e cila erdhi në vëmendjen e autoriteteve vitin e kaluar kur anëtarët e grupit u fajësuan për prishjen e disa statujave budiste.

Rrugët në kryeqytetit ishin kryesisht të braktisura, dhe shumë biznese mbetën të mbyllura, ndërsa në vend vazhdon dislokimi i forcave të policisë. Ushtarët e armatosur dhe qentë me erë kishin kishin zëvendësuar turistët që zakonisht mbushin plazhin përballë zonës së hoteleve.

Gjashtë shpërthime ndodhën të dielën, ditën e Pashkëve, kur kishat ishin të mbushura me besimtarë dhe turistët ishin duke ngrënë mëngjes në hotelet luksoze.

Sipas policisë, një nga autorët vetëvrasës kishte marrë përsipër ta shpërthente bombën në një restorant të hotelit. Dy shpërthime të tjera ndodhën pasdite.

Kryeqyteti, Kolombo, mori goditjen më të rëndë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump i telefonoi kryeministrit të Sri Lankës. Wickremesinghe për të shprehur ngushëllimet e tij mbi shpërthimet.

Policia gjithashtu tha se do të hetojë nëse paralajmërimet që sulmues vetëvrasës kishin planifikuar sulme ndaj kishave, hoteleve dhe Komisionit të Lartë Indian ishin injoruar.

Raportet e medias në Indi thanë se paralajmërimi kishte ardhur nga agjencitë e zbulimit indian.

"Duhet të shqyrtojmë pse nuk u morën masa paraprake të mjaftueshme, as unë dhe as ministrat nuk u informuan", tha kryeministri Wickremesinghe.

Autoritetet thanë se objektivat – hotelet dhe kishat – u përzgjodhën për të tërhequr vëmendjen maksimale ndërkombëtare.

Mes qindra viktimave, 39 janë shtetas të huaj.

1,5 milionë të krishterët në vendin kryesisht budist, përbëjnë rreth 7% të 21 milionë banorëve sri-lankezë.