Transmetuar më 24-04-2019, 07:37
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Bypass-in e Tepelenës, rreth orës 06.30 minuta.

50-vjeçari Ylli Ruçi, i cili drejtonte një makinë tip Benz, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i mjetit me banim në Memaliaj, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al