Transmetuar më 04-05-2019, 01:05

Treni Ekspres i Orientit, do të udhëtojë në një prej 4 itinerareve hekurudhore më të bukura në botë.

Ai do të ofrojë shërbime cilësore me çmime ekonomike për pasagjerë të çdo moshe, sidomos për të rinjtë, të pasionuarit e natyrës dhe fotografisë.

Më datë 29 maj, Ekspresi i Orientit do të niset nga Ankaraja e Turqisë në orën 20:00 dhe nga Karsi në 23:00 (me orën lokale), për të përshkuar një udhëtim magjepsës rreth 27 orë të gjatë.

Ekspertët janë të mendimit që kjo linjë do të bëhet shumë shpejt një destinacion ndërkombëtar dhe frymëzim për hapjen e linjave të reja.